Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng në automjetin e tyre një 32-vjeçar.
Policia ka bërë të ditur se pas prangosjes së autorëve është bërë edhe lirimi i pengut.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë: Damjano Rrapaj, 19 vjeç, Alexandër Gjatari 32 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim K.Gj., 29 vjeç.
Ajo shton se tre ditë më parë në lagjen "28 Nëntori për motive të dobëta, kanë marrë me forcë Y.K., 32 vjeç dhe e kanë futur në automjetin e tyre tip "Benz" me targë AA656KC dhe kanë lëvizur me shpejtësi në drejtim të lagjes "Ujë i ftohtë".
Menjëherë strukturat e policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe personat e mësipërm pasi kanë parë shërbimet nga pas, kanë lënë të lirë personin e marrë peng, në vendin pranë stacionit të furgonave të Kaninës.
Më pas, gjatë rrugës në ikje, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë braktisur mjetin në Jonufër dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Gjatë hetimeve intensive në lidhje me ngjarjen, policia ka bërë të mundur identifikimin, kapjen e 2 prej tyre dhe shpalljen në kërkim e personit të 3-të, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Prishja e rendit dhe sigurisë publike", "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë" dhe "Moskallëzim krimi".
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com