Vlorë - Rikthimi i motit të keq, shoqëruar me reshje intensive shiu, ka shtuar prurjet e lumit Vjosë dhe për rrjedhojë edhe nivelin e tij.
Të premten në mëngjes, në afërsi të Urës së Mifolit, pjesë e aksit të vjetër Vlorë-Fier, niveli i ujit rezulton të jetë të paktën 50 cm më lart krahasuar me një ditë më parë.
Gjithsesi, pavarësisht se reshjet e shiut po vazhdojnë ende, specialistët shprehen se nuk ka rrezik që lumi Vjosë të dalë nga shtrati.
Në sipërfaqen e përmbytur të Kripës, mësohet se gjatë mëngjesit të sotëm niveli i ujrave ra me rreth 10 cm dhe kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës. Në argjinaturën që ndan fushat e Kripës me lagunën e Nartës, po vazhdojnë të hidhen masivë gurësh dhe inertesh, për rritjen e lartësisë së saj. Dhjetra kamionë të tonazhit të rëndë po vazhdojnë punën me intensitet.
Ndërkohë, në këtë zonë vazhdojnë të jenë të përmbytura më shumë se 1000 hektarë tokë bujqësore, ndërkohë që në rreth 3000 hektarë ka ende prezencë uji.
Moti i qëndrueshëm i një dite më parë, duket se favorizoi normalizimin e shpejtë të situatës, por me rikthimin e reshjeve, problemet do të vazhdojnë ende. /ATSH/
/Shqiptarja.com