Është ndërtuar në vitin e largët 1919 dhe për 25 vite ka shërbyer si godina e prefekturës së Vlorës, por sot ajo po e humbet identitetin e saj. Mungesa e investimeve për rikonstruksion ka bërë që kjo godinë, ndonëse është shpallur edhe monument Kulture, të shkojë drejt rrënimit.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report tregojnë qartë për gjendjen e këtij objekti, brenda të cilit jetojnë katër familje.

Muret janë plasaritur, suvaja ka rënë në disa vende, ndërsa çatia ka nevoje për një rikonstruksion të plotë.

Besije Alushaj banorja më e vjetër në këtë godinë, rrëfen se prej 24 vitesh nuk është kryer asnjë investim pavarësisht kërkesave të shumta të banorëve te saj.

Ndërkohe nga drejtoria e monumente te kulturës në Vlorë, jashtë kamerave pohojnë se mungojnë fondet për rikonstruksionin e kësaj godine.



Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)