VLORË - Policia e Vlorës ka arrestuar 13 klandestinë ilegalë që vinin nga Siria, Eritrea dhe Sudani. Blutë e qytetit bregdetar kanë ndaluar edhe drejtuesin e furgonit që po transportonte klandestinët.
 
Klandestinët kanë mundur të hyjnë ilegalisht nga Greqia dhe mësohet se destinacioni i tyre ka qenë Mali i Zi me synimin për të kaluar më pas në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

klandestinet me logo

klandestinet me logo
(Në foto: Klandestinët e arrestuar nga policia e Vlorës që vinin nga Siria, Eritrea dhe Sudani)
 
24-vjeçari Kleanth Haskaj që po transportonte klandestinët me mjetin tip furgon ‘Benz’ do të përballet me akuzën e ‘Dhënie ndihme të paligjshme’
 
Ndalimi i 13 klandestinëve u bë i mundur, pranë fshatit Palas në qarkun e Vlorës, ndërkohë pritet që ata të depërtohen sërish drejt shtetit fqinj Greqisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)