VLORE- Kalimi pa zhdoganuar i pesë milion lekëve mall ka çuar në prangosjen e katër doganierëve dhe një tregtari në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës.

Pas të dhënave në rrugë operative uniformat blu ndaluan së pari shtetasin Guro Haxhiraj, me profesion tregtar dhe banues në Selenicë.

 Ai u kap me një kampion të ngarkuar me mallra të ndryshme elektroshtëpiake me vlerë rresh 5 milion lekë, të cilat i kishte blerë në Greqi dhe i kishte importuar për në Shqipëri pa paguar detyrimet. Më pas policia ndaloi dhe katër doganierët, Kristaq Naço, Genci Bejko, Migjen Nushaj dhe Erjon Ademi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar tregtarin Haxhiraj të kalojë kamionin tip benz me mallrat kontrabandë.

(sg/shqiptarja.com)