Vlorë- Ndërtimet pa leje, IKMT liron hapësirat publike
Vlorë, 12 shkurt/ATSH-Harilla Koçi/.- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërmarrë prej disa ditësh një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike të zaptuara prej tyre në qytetin e Vlorës. Aksioni është fokusuar në pothuajse të gjithë territorin e këtij qyteti, ku prej më shumë se 20 vjetësh janë […]
/ATSH-Harilla Koçi/.- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërmarrë prej disa ditësh një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike të zaptuara prej tyre në qytetin e Vlorës.
Aksioni është fokusuar në pothuajse të gjithë territorin e këtij qyteti, ku prej më shumë se 20 vjetësh janë ndërtuar ngrehina të dimensioneve të ndryshme, të cilat kanë ngushtuar hapësirat e përbashkëta.
Një vend kryesor në këtë aksion zë bulevardi Vlorë-Skelë, ku tashmë janë rrëzuar të gjitha shtesat që zinin trotuaret dhe që shfrytëzoheshin për mjedise shërbimi e tregtie. Aktualisht, janë më shumë se 150 objekte të shembura gjatë këtyre ditëve, ndërkohë që aksioni vazhdon. Gjithçka po zhvillohet me mjaft qetësi dhe në pjesën më të madhe, janë qytetarët që realizojnë prishjet, çka ka lehtësuar mjaft veprimet e strukturave dhe të mjeteve të IKMT.
Mësohet se në total numri i objekteve që pritet të rrëzohen është rreth 700. Ky aksion pason atë që u realizua një vit më parë për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare nga Skela në Ujin e Ftohtë, ku tashmë ka nisur të zbatohet projekti i ndërtimit të Shetitores, investimi më i madh në qytetin e Vlorës në vite.
Në ditët në vijim pritet të ndërhyhet edhe në zonën e Lagjes "Kushtrimi" në hyrjen veriore të Vlorës, ku do të prishen rreth 130 banesa dhe ku është planifikuar të zbatohet projekti i segmentit rrugor që lidh autostradën Levan-Vlorë me segmentin "Transballkanikja"
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
13.6%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
72.7%
Vota total: 44
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Nga ankthi te çrregullimi i gjumit, ja arsyet përse zgjoheni të lodhur në mëngjes
24 Janar, 13:52
-
Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit
24 Janar, 13:35
-
Napoli bën ofertë zyrtare për Ardian Ismajlin
24 Janar, 13:30
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Athinë/ Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, këtë mëngjes pësoi dështim të shumëfishtë të organeve! Prej 3 janarit i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi'
24 Janar, 13:20
-
Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, gjendet një makinë e djegur në Zall Herr të Tiranës
24 Janar, 13:11
-
‘Fitorja për popullin maqedonas’, rivali e provokon para duelit të madh në Angli! Boksieri Hysa: Do të flasë ringu
24 Janar, 13:04
-
I vëllai iu vra sot në Kamëz, Report Tv siguron FOTON e Besnik Vishës, i arrestuar në '97 për vrasjen e policit
24 Janar, 13:04
-
Përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve, Vuksani: Rrezik për njerëzit, po krijohen super bakteret, abuzohet me matrikullimin kur çohen në thertore
24 Janar, 12:56
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55