VLORE - Mbetjet urbane të qytetit të Vlorës vijojnë të digjen në periferi të qytetit, pranë ish-Fushës së Aviacionit, por kjo qasje pritet të ndryshojnë me ndërtimin e Landfillit të ri. Garancia për këtë është dhënë nga Kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, i cili shtoi se është dijeni se ndërtimi i Lanfllit është një premtim i pambajtur prej vitesh nga drejtuesit lokalë.

Në një intervistë për mediat ai sqaron detajet e projektit për Landfillin e ri, i cili do ndërtohet në zonën e Sheritës.

“Janë kaluar të gjitha fazat, edhe brenda këtij projekti është edhe bërja e një Landfilli në zonën e Sheritës në shpinë të qytetit të Vlorës, si dhe të gjithë proceset e tjera që nga mbledhja, transporti deri tek riciklimi i këtyre mbejtjeve. Brenda këtij projekti është parashikuar edhe pastrimi i zonës ekzistuese e mbetjeve që është Fusha e Aviacionit

Djegia e mbetjeve urbane në ish-Fushën e Avacionit ishte kthyer në një gangrenë për qytetarët vlojantë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)