VLORE-Një 80- vjeçar është djegur gjatë ditës së sotme në fshatin Nartë të Vlorë, pasi kishte në baçen e tij kishte ndezur një zjarr.

M.K, është djegur në disa pjesë të trupit, pasi kur zjarri i kishte dalë jashtë kontrollit, kishte tentuar për ta shuante.

Shërbimet e policisë së bashku me ato të urgjencës spitalore kanë bërë  transportimin e tij për në Spitalin Rajonal të Vlorës, për të marrë mjekim më të specializuar.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 80- vjeçarit është e rëndë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 25.08.2017, rreth orës 11:55, Salla Operative Vlorë njoftohet prej specialistit të zonës se në fshatin Nartë, shtetasi M.K., 80 vjeç, ka ndezur një zjarr në baçen e tij dhe duke tentuar për ta fikur është djegur.

Shërbimet e policisë sëbashku me ambulancën kanë bërë transportimin e tij për në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë mjekim më të specializuar.

Njoftohemi se shtetasi i dëmtuar ka marr djegie në disa pjesë të trupit, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zjarri është fikur duke mos krijuar probleme të tjera.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com