/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Fshati Akërni i Novoselës është tërësisht nën ujë dhe është zona ku paraqitet gjendja më e lartë e emergjencës.
Gjatë ditës së sotme në këtë fshat janë evokuar të gjithë banorët dhe nuk ka më rrezik për jetën e qytetarëve, por në këtë fshat numërohen dhe numri më i lartë i bagëtive të cilat kanë ngordhur si rrjedhojë e përmbytjes.
Mësohet se falë punës së OSSHE-së fshati ka energji elektrike dhe pompat e hidrovorëve janë në punë për të larguar ujin, ç'ka po realizohet me sukses.
Në këtë zonë të përmbytur kanë mbërritur dhe ndihmat e sjella nga shtabi rajonal i emergjencave civile, po ashtu janë dhe veterinerët, por që shumë pak mund të bëhet për bagëtitë e imta.
Banorët autoktonë të fshatit Akërni drejtojnë gishtin tek ndërtimin i autostradës Levan-Fier si shkak i krijimit të këtyre probleme.
Sipas tyre, vetëm në vitin 1979 është regjistruar një përmbytje e ngjashme, por tashmë këto përmbytje janë shtuar gjithnjë e më shumë, pasi ndërtimi i Autostradës ka bllokuar derdhjen e ujit në det dhe ka bërë që fshati i Komunës Novoselë të kthehet në një basen për ujërat e lumit Vjosë.
/Shqiptarja.com