VLORË-Një 41-vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Vlorë.
 
Elton Çobo, 41 vjeç, banues në Vlorë u arrestua në lagjen "Pavarësia" pranë vendit të quajtur "Tregu i orizit" me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.
  
Çobo, është shpallur në kërkim nga Interpoli Italian për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".
 
Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burg sipas Kodit Penal Italian.
 
Gjithashtu, Autoritetet Gjyqësore Italiane, i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com