Ani Begaj, i dënuar me 35 vite burg në mungesë për Masakrën e Çoles dhe i shpallur në kërkim, është prangosur sot nga policia e Vlorës. Ai është prangosur së bashku me Elton Begajn, kushëririn e tij (djalë xhaxhai). Gazetari i Report Tv Armand Xhelili ka siguruar pamjet nga arrestimi. Të dy të arrestuarit ishin duke lëvizur me një automjet tip Nisan. Nuk i kanë ndaluar policisë në Lungomare. Janë ndjekur nga policia dhe janë ndalur në një rrugicë në lagjen pavarësia të Vlorës. Janë sekuestruar mjeti dhe dy armw tip pistoletë.

Masakra e Çoles është një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Vlorë. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë. 'Masakra e Çoles' që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve, shumica prej të cilave ende pa autor.

1657202094_anibegaj.jpeg

1657204912_WhatsAppImage20220707at4.39.49PM.jpeg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
I shtrirë në tokë dhe me duart pas shpinës, momenti i arrestimit të një prej autorëve të Masakrës së Çolës, Ani Begajt

 

I shtrirë në tokë dhe me duart pas shpinës, ky është momenti i arrestimit të një prej autorëve të Masakrës së Çolës, Ani Begajt, i dënuar me 35 vite burg në mungesë dhe ishte i shpallur në kërkim.

Ai është prangosur sot nga policia e Vlorës, së bashku me Elton Begaj, kushëririn e tij, i cili mbante me vete dhe një armë zjarri të llojit 'pistoletë'.

Ora 14:30
Sot u arrestua një i shpallur në kërkim për Masakren e Çoles, si u vranë tre të rinjtë pas sherrit në kazino

Është arrestuar një prej autorëve të dyshuar të masakrës së Çoles. Bëhet fjalë për shtetasin Ani Begaj. Por çfarë është Masakra e Çoles? Është një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Vlorë. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë. 'Masakra e Çoles' që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve, shumica prej të cilave ende pa autor.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se rreth orës 04:00 të mëngjesit, Xhuliano Lutaj ka qenë në shoqërinë e shokut të tij, Albi Limaj në një kazino në afërsi të portit të qytetit të Vlorës kur është konfliktuar me Akil Hasanajn dhe Ardi Velajn. Mësohet se këta të fundit, të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar Lutajn. I indinjuar, 21-vjeçari i ka treguar Limajt për dhunën e ushtruar ndaj tij, në momentin që ai nuk ndodhej në kazino. Më pas Limaj ka kërkuar ndihmën e Aleksandër Llanajt për të marrë hakun e shokut. Pasdite shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj, i cili drejtonte automjetin tip “BMË X5” me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj kanë shkuar në afërsi të lokalit “Adore” për t’u takuar dhe sqaruar me Hasanajn dhe Velajn. Burimet e mësipërme pohuan se nga makina tip “BMË” kanë zbritur Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me Akil Hasanajn dhe Ardi Velajn, kanë nisur konfliktin, i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të vdekur 29-vjeçari Hasanaj, Velaj dhe Limaj si dhe është plagosur rëndë Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa, Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga makina dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Po të njëjtat burime thanë se Xhuliano Lutaj, për të cilin ndodhi konflikti nuk ndodhej në vendin ku u zhvillua “beteja” mes shokëve të tij dhe dy të rinjve që e dhunuan.