/ATSH-Harilla Koçi/.-Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA merr pjesë në Panairin e "Argjirofest 2015", me modele të ridimensionuara të produkteve artizanale të disa zonave të jugut.
Drejtoresha e AULEDA-s, Mirela Koçi, thotë për ATSH-në se, "kjo pjesëmarrje, si pjesë e aktiviteteve të zbatimit të Projektit CRAFT INN (Artizanati në veprim), që financohet me fonde të Komunitetit Evropian në kuadrin e Programit IPA Crossborder Shqipëri-Greqi, synon evidentimin e dy elementëve shumë të rëndësishëm në këtë fushë: prezantimin e produkteve artizanale të prodhuara në tre zona të jugut, në atë të Lumit të Vlorës, Delvinës dhe atë të Pogonit (Gjirokastër), si edhe të një pune që tashmë ka nisur, ridimensionimin e modeleve të qilimave tradicionalë shqiptarë".
Sipas saj, kjo tashmë përbën një domosdoshmëri për shkakun se, modelet që tregtohen nga produktet artizanale janë të konsumuara dhe jo të konkurrueshme në treg.
Për këtë arsye u bashkëpunua me Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë, si edhe me ekspertë e dizajnë të Liceut Artistik "Jordan Misja", me të cilët u realizuan modelet që u paraqitën në ekspozitën e këtij Panairi.
Në stendën e AULEDA-s, që u realizua në bashkëpunim me Komunën e Pogonit, Gjirokastër, ishin ekspozuar produkte artizanale të zonave të Lumit të Vlorës, Delvinës dhe Pogonit, si qilima, flokate, papuçe, çanta, punime të realizuara në dru, në bakër etj.
Përmes projektit CRAFT IN, që implementohet në kuadrin e Programit IPA CBC Shqipëri-Greqi, synohet jo vetëm ruajtja dhe nxitja e vlerave të traditave në prodhimet artizanale, por edhe shkëmbimi i përvojave dhe krijimi i hapësirave të bashkëpunimit mes artizanëve shqiptarë dhe grekë, si një mundësi për zgjerimin e tregut në vendet respektive, por edhe më gjerë.
"Projekti CRAFT IN, që zbatohet nga 5 partnerë, mes të cilëve Shoqata e Bashkive në Greqi, komunat e Pogonit në Greqi dhe Shqipëri, Bashkia e Delvinës dhe Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, që është edhe "lead partner" (partneri lider) për vendin tonë, synon të nxisë zhvillimin e artizanatit dhe veçanërisht të krijojë përmes një platforme të promovimit dhe tregtimit të shitjeve online, mundësinë e promocionit të produkteve tradicionale shqiptare dhe greke jashtë kufijve respektivë, përmes evidentimit të vlerave të tyre", u nënvizua nga të pranishmit.
Ky është konceptuar si një proces që ka nisur me identifikimin e artizanëve në Qarkun e Vlorës, Gjirokastrës dhe në qarqet respektive në Greqi dhe më pas vijon me trajnimin e tyre në disa aspekte, duke përfshirë edhe kujdesin për transmetimin e traditës së prodhimit të produkteve artizanale tek brezat e rinj.
Pjesë e këtij procesi janë bërë veçanërisht punimi i gurit, drurit dhe hekurit, përpunimi i fibrave të leshit e të pambukut dhe në tërësi produktet tipike të artizanatit në Shqipëri dhe në Greqi, në territoret ku zbatohet projekti.
/Shqiptarja.com