Maturantët e shkollës së mesme Tregtare Vlorë, si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në gjithë vendin kanë zhvilluar provim e matematikes në daten 17 qershor, por nga 67 maturantë që u futën në provimet e Maturës, në lëndën e Matematikës kalues janë 15 nxënës, ose 22% e nxenesve.
 
Përqindje kjo e cila e rendit shkollën Tregtare Vlore si një nga më të dobetat në Qarkun e Vlorës, për mos të thënë në rang kombëtar.

Ky rezultat tregon performancën e dobët të drejtorise së shkollës dhe mos realizimin e objektivit të cilësisë, kusht të cilin e kanë shkollat e Arsimit Profesionale, pas rritjes se numrit të nxënësve.

Shkolla e mesme Tregtare Vlore rezulton mos ta ketë arritur as objektivin e rritjes se numrit të nxënësve krahasuar me vitin mesimor 2015 -2016, objektiv i cili është proklamuar me force nga ish ministri Klosi, i cili pohoi se ne rast se drejtorët e shkollave nuk dyfishojnë numrin e nxënësve, duhet të japin dorëheqjen.

E gjithë kjo situatë e rënies se numrit të nxënësve ka ardhur si arsye e nxitjes së pakenaqesisë tek prindërit e nxënësve, për shkak të rezultateve të dobëta të maturës në dy vite mesimore, ç'ka i ka penguar ata te regjistrojne femijët e tyre pranë kesaj shkolle.

Drejtoria e shkolles se mesme Tregtare Vlore jo vetëm që nuk ka marrë masa për ruajtjen e cilësisë si një objektiv madhor i ministrise së Mireqenies Sociale dhe Rinise, por e ka degjeneruar procesin mësimor, ku gjatë gjithë vitit orët e para të mesimit dhe dy orët e fundit të mesimit nuk zhvilloheshin si shkak i braktisjes së qëllimshme nga drejtoresha e shkolles Alma Islamaj, e cila i lejonte nxënësit të braktisnin procesin mesimor duke i justifikuar me praktikën mesimore. 

Fotot me klasat bosh dëshmojnë më së miri këtë  fakt .

Performanca e dobët e rezultateve teëmatematikes nga maturantet e shkolles Tregtare Vlore, është sot një këmbanë alarmi për ministrin dhe gjithë sistemin arsimor.

Per me teper shkolla Tregtare Vlore financohet cdo vit nga buxheti i shtetit për të nxjerr profesionistë të denje ne tregun e punes, si profesionist të shërbimeve hotelerike dhe ekonomista te mesëm. 

Janë qytetarët, prindërit dhe nxënësit të cilet po i ftojme ti japin vet përgjigjje pyetjes; A është kjo shkolla që duam?!


shkolla tregtare vlore
Rezultate e provimeve Gjuhe e Huaj , në shkollën e mesme tregtare/Vlore
shkolla tregtare vlore
Shkolla e emesme tregtare Vlore


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com