/ATSH-Harilla Koçi/.-Pas reshjeve të dëborës gjatë ditëve të fundit, akulli dhe ngricat janë shndërruar në një burim rreziku për qarkullimin përgjatë rrugës që përshkon Qafën e Llogorasë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë.
Shërbimet e policisë rrugore kanë forcuar kontrollet përgjatë rrugës që përshkon Qafën e Llogorasë, ku ngricat dhe akulli i krijuar si pasojë e rënies së temperaturave dhe erës së ftohtë, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Shqetësimet janë më të pranishme, veçanërisht në ato zona ku ka prani dhe rrjedhje të ujit, të cilat janë shndërruar në një burim rreziku për automjetet që përshkojnë këtë segment rrugor. Vendet më problematike janë ato në afërsi të burimeve të ujit, si dhe pranë kreshtës më të lartë të kësaj qafe, ku në shtratin e rrugës ka prani të ngricave dhe akullit,
Shërbimet e policisë rrugore po paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve për rreziqet e mundshme, duke u sugjeruar edhe përdorimin e zinxhirëve.
Mëngjesin e sotëm, në rrethin e Vlorës u rregjistruan temperatura të ulëta të këtyre ditëve. Në qytet, prania e ngricave është e dukshme.
/Shqiptarja.com