Vlorë, ngrihet kampi i LRI-së, Meta
'Rinia energji për një vend europian'

Vlorë, ngrihet kampi i LRI-së, Meta<br />'Rinia energji për një vend europian'
Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të gjashtin vit radhazi kampingun në bregdetin e Jalës në Vlorë, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë. Edhe këtë verë mbi 500 të rinj e të reja nga i gjithë vendi, kryesisht studentë e gjimnazistë, simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë bërë pjesë e këtij kampi disaditor ku aktivitetet politike, kulturore dhe argëtuese do të jenë në fokus.

I pranishëm gjatë ceremonisë, kryetari i LSI-së Ilir Meta, e cilësoi ngritjen e kampingjeve , një punë gjigande nga të rinjtë e LRI-së.

"M’u duk një sfidë e vështirë të ndërtosh një kamp në kaq pak kohë, por prandaj na duhet LRI-ja, që është energji e re dhe gjithmonë do të jetë kështu, që mund të guxojë dhe të eci më shpejt, për një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së”, tha kreu i LSI-së Ilir Meta.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e nisjes së kampingut në bregdetin e jalës ishin edhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, z. Florian Raunig, Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani, deputetët Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e Kejdi Mehmetaj, drejtues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të LSI-së e LRI-së.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?