Vlorë-Në qytetet e Vlorës, Beratit, Gjirokastrës e Fierit, do të zhvillohet Java e Katërmbëdhjetë e Gjuhës Italiane në Botë, e cila organizohet nga Ministria e Jashtme e Italisë, përmes Konsullatës së Përgjithshme në Vlorë, Konsullatës Honorare në Gjirokastër dhe Korrespondentit Konsullor në Berat.
Kjo javë, e cila e ka zanafillën e saj në vitin 2001, e ideuar nga Ministria e Jashtme e Italisë dhe Akademia e Kruskës, nën kujdesin e Presidentit të Republikës Italiane, ka si synim promovimin e kulturës dhe të gjuhës italiane në të gjithë botën. Gjatë viteve, aktivitetet e organizuara me këtë rast kanë ardhur duke u rritur në numër e cilësi. Në vitin 2008, java emërtohej "Gjuha italiane nëpër sheshe" dhe gjatë saj u zhvilluan 1600 aktivitete në 95 vende të ndryshme të botës.
Java e Gjuhes Italiane ne Shqiperi
Burime zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, bënë të ditur për ATSH-në se, gjatë ditëve të Javës së XIV tw Gjuhës Italiane në rajonin që mbulon kjo konsullatë, që përfshin mes të tjerash edhe rrethet Berat, Fier e Gjirokastër, do të organizohen aktivitete me të rinjtë e shkollave të mesme dhe studentë, me intelektualë e qytetarë, ku do të promovohen vlera të kulturës dhe të gjuhës italiane, do të jepen koncerte nga artistë italianë, do të prezantohen dhe dhurohen libra nga autorë të vendit fqinj, do të ketë gjithashtu edhe shfaqje kinematografike.
Programi Java e gjuhes 2014-
Burime zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, bënë të ditur për ATSH-në se, eventet kulturore të organizuara në qarkun konsullor të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, do të nisin me një spektakël zbavitës për fëmijë të Trupës "Ruotalibera" të Romës dhe do të mbyllen me promovimin e librit dokumentar "L'Isola di Rina - Ritorno a Saseno". Ky libër që është botuar nën kujdesin e Caterina Gerardit flet për përvojën jetësore të shkrimtares e gazetares salentine Rina Durante, e cila u transferua në ishullin e Sazanit së bashku me familjen e saj në vitet 1930.
Gjithashtu mes aktiviteteve veçohet edhe konferenca-spektakël e muzikologut Adriano Bassi në Gjirokastër dhe promovimi i librit "Prometeo in Albania" i antropologut Mauro Geraci në Vlorë e Berat.
Shfaqjet që do të zhvillohen në Vlorë, Fier, Gjirokastër e Berat, janë të hapura për publikun dhe pjesëmarrja është e lirë.
Për herë të parë aktivitete në kuadrin e kësaj jave, në rajonin e jugut të vendit u zhvilluan në muajin tetor të vitit 2009, kur tema e Javës së Gjuhës Italiane nëpër Botë, ishte "Gjuha italiane mes artit, shkencës e teknologjisë". Gjatë katër ditëve u organizuan konferenca për arkitekturën italiane në Shqipëri, mbi mbrojtjen e pasurisë artistiko-kulturore shqiptare dhe mbi artin prehistorik në jug të vendit. Gjithashtu u shfaqën filma për shkencëtarë italianë, projektime, një ekspozitë me makineritë e ideuara nga Leonardo Da Vinçi. Në qytetet e Vlorës dhe të Gjirokastrës u shfaq edhe një film dokumentar kushtuar Guglielmo Marconit, shpikësi i radios, ose siç quhet ndryshe, "babai i telekomunikacionit modern"./ATSH/
/Shqiptarja.com