Vlorë: Nis ndërhyrja në lagjen “Kushtrimi”, mirëkuptim i plotë me banorët


 
Vlorë, 16 shkurt/ATSH-Harilla Koçi/.-Mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit(IKMT), nisën të hënën paradite, aksionin për prishjen e banesave në lagjen "Kushtrimi", në hyrjen veriore të qytetit të Vlorës, ku është planifikuar të ndërtohet segmenti që lidh autostradën Levan-Vlorë me "Transballkaniken".
Ky aksion, që ishte paralajmëruar prej dy javësh, nisi në kushtet e një mirëkuptimi të plotë me banorët e zonës, të cilët ishin njoftuar më parë në përputhje me afatet ligjore që parashikojnë veprime të tillë. Gjatë veprimeve për prishjen e banesave, nuk është rregjistruar asnjë incident, madje, në shumicën e rasteve, vetë banorët kanë rrëzuar një pjesë të banesave ku ishin larguar më parë orenditë shtëpiake dhe mobiljet.
Deri në orët e mesditës, mjetet e IKMT kishin shembur më shumë se 30 banesa, ndërkohë që aksioni pritet të vazhdojë deri në orët e vona të ditës.
Në këtë zonë, ndodhen rreth 130 banesa të ndërtuara në pjesën më të madhe pas vitit 1990-të. Për shpronësimin e tyre, Këshilli i Ministrave ka akorduar fondin përkatës, ndërkohë që për ato banesa që nuk disponohej dokumentacioni i nevojshëm, familjeve u është mundësuar pagesa e qerasë për një periudhë 2 vjeçare./k.s/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari