Vlorë - Një person është gjetur i mbytur në det rreth orës 16:00, në afërsi të Kepit të Gjuzës. Ekuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det trupin e pajetë ende të paidentifikuar.
Trupi i pajetë u transportua në Tri port dhe më pas u dërgua në morgun e Vlorës për ekspertizë mjeko-ligjore.
'Deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune' informoi sot policia.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Komento