VLORE- Një person i armatosur dhe me skafandër në kokë ka hyrë në një argjendari përballë kinoteatrit me qëllim grabitjen e saj. Nga të dhënat e para mësohet se sot rreth orës 09:00, grabitësi, mendohet një djalë i ri, duke iu drejtuar armën pronarit të argjendarisë i ka kërkuar paratë.

 Në momentin kur ka hasur në rezistencë ka qëlluar pronarin e argjendarisë në kokë me tytën e pistoletës dhe më pas është larguar duke mos marrë paratë. Me tu njoftuar policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe informohet se është vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
(sg/shqiptarja.com)