Vlorë: OSHEE, aksion për ndërprerjen e energjisë elektrike për debitorët

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë për Vlorën, OSHEE, nisi të premten një aksion për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për debitorët.

 Në ditën e sotme, veprimet u përqëndruan në lagjen "1 Maji", ku u ndërpre energjia për 16 debitorë, kryesisht subjekte të biznesit, që rezultonin me detyrime të mëdha ndaj OSHEE.

Këto veprime të strukturave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, që konsiderohen si hapi i parë për të detyruar subjektet dhe konsumatorët familjarë të shlyejnë detyrimet, do të vijojnë në të gjithë gjeografinë e qytetit dhe më tej.

Mësohet se, janë evidentuar 173 debitorë të mëdhenj, kryesisht subjekte që operojnë në fushën e ndërtimit, detyrimi i të cilave në total arrin në 25 milionë lekë.
Përveç veprimeve në terren, OSHEE po kryen procedurat e ekzekutimit të detyrimit përmes organeve kompetente.

 Nga ana tjetër mësohet se subjektet që janë shkëputur nga sistemi i furnizimit me energji, janë paralajmëruar të mos kryejnë asnjë veprim për të rilidhur linjat. Në të kundërt, sipas burimeve zyrtare të OSHEE, ato do të përballen me pasoja të tjera ligjore.

ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën