Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi ka qenë duke drejtuar motorin e tij pa leje drejtimi dhe si pasojë është aksidentuar. 

Klaustin Z., banues në Vlorë, ditën e djeshme, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij motor tip “Honda” është përplasur me një makinë tip “Toyota”, e cila drejtohej nga A.D, 19 vjeç.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur vetë drejtuesi i motorit, por ka marrë mjekimin e duhur dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Klaustin Z., është arrestua nga policia pasi drejtonte motorin me të cilin u aksidentua pa leje drejtimi.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj këtyre shtetasve për veprën penale ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'' dhe ''Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt''.

Redaksia Online 
E.S/Shqiptarja.com