/ATSH-Harilla Koçi/.-Pallati për të cilin është vënë nën akuzë kryebashkiaku Shpëtim Gjika vartësja e tij, Dorjana Sulaj dhe biznesmeni Artur Haxhi, është një godinë banimi 11 katëshe në qendër të qytetit të Vlorës, shumë pranë Sheshit të Flamurit.
Godina që nisi të ndërtohej rreth 2 vjet më parë, tashmë është e përfunduar dhe në një pjesë prej apartamenteve të banimit kanë hyrë edhe blerësit e tyre, ndërkohë që dy katet e para janë mjedise shërbimi.
Godina, ndodhet në hyrje të Sheshit të Flamurit nga ana jugore e qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, vartësja e tij, drejtore e Drejtorisë së Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit, Dorjana Sulaj dhe biznesmeni Artur Haxhi, u arrestuan rreth orës 15.30 të të premtes.
Mbi ta rëndojnë disa akuza, mes të cilave ato të shpërdorimit të detyrës e fallsifikimit të dokumenteve.
Policia lokale konfirmoi zyrtarisht se u krye ekzekutimi i masës së sigurimit "Arrest në burg" për shtetasin, Shpëtim Gjika, 52 vjeç për veprat penale "shpërdorim detyre", "fallsifikim i dokumenteve", "veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "ndërtim i paligjshëm" të kryera në bashkëpunim.
Po ashtu, sipas policisë u arrestua me të njëjtat akuza edhe 35 vjeçarja, Dorjana Sulaj, me detyrë drejtore e urbanistikës në Bashkinë e Vlorës.
Ndërkohë, policia e Vlorës bëri të ditur se u prangos edhe biznesmeni 30 vjeçar Artur Haxhi, pronar i firmës "Turi MZB" shpk, për veprat penale "falsifikim i dokumentave", "ndërtim i paligjshëm" dhe "Mashtrimi", të kryera në bashkëpunim.
Policia nuk dha detaje të tjera lidhur me këtë, ndërkohë që mësohet se arrestimi i kreut të bashkisë është kryer rreth orës 15.30, në banesën e tij në Ujin e Ftohtë.
Mësohet gjithashtu se shkak për arrestimet në fjalë, janë procedurat për dhënien e një lejeje ndërtimi për një godinë banimi 11 katëshe në qendër të qytetit të Vlorës.
/Shqiptarja.com