Vlorë - Një spektakël natyror është regjistruar në ujërat e zonës Karaburun–Sazan, ku një grup turistësh që po eksploronin me gomone bukuritë e zonës janë surprizuar nga shfaqja e një tufe delfinësh.
Delfinët janë afruar pranë gomones së tyre, duke i shoqëruar për disa minuta dhe duke krijuar një “show” natyror për turistët, që nuk e kanë humbur këtë rast për të bërë foto e video.
Sipas guidave turistike që operojnë në këtë zonë të Vlorë, raste të tilla janë të shpeshta, por çdo herë mbeten një surprizë e këndshme si për vizitorët ashtu edhe për drejtuesit e gomoneve. Ata theksojnë se prania e delfinëve e bën eksperiencën turistike edhe më të veçantë dhe të paharrueshme.
Komente











