Vlorë-Një 31 vjeçar me inicialet G.M është vënë në pranga nga policia në Vlorë, pasi ka tentuar me karrotrecin e tij të vjedhë një automjet në fshatin Panaja.
Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Vlorë, koordinuan veprimet për të parandaluar këtë vjedhje, ndërsa autori u kap duke tentuar të vidhte një automjet tip “Ford Focus”.
‘Gjatë kontrollit të karrotrecit, Policia gjeti dy targa të një automjeti tjetër, të cilat dyshohet se ishin vjedhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës. Karroatreci, së bashku me targat e dyshuara si të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’, njoftoi sot policia.
Policia bënë me dije se, vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë për përcaktimin e qëllimit dhe përdorimit të mundshëm të automjetit që ishte objekt vjedhjeje, si dhe për lidhjet e mundshme të autorit me veprimtari të tjera të paligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.