VLORË - Parkimet në Bulevardin Vlorë – Skelë si dhe hapësirat publike të parkimit do të kushtojnë 50 lekë/h. Ky është vendimi i këshillit bashkiak të Vlorës dhe konfirmimin e bën edhe vetë kryebashkiaku Shpëtim Gjika.
Ky i fundit shpjegon se kjo është zgjidhja më e mirë për t`i dhënë fund tenderimit publik duke shmangur marrëdhëniet klienteliste edhe pse gjithçka do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve. Për këtë nismë mbikëqyrës do të jetë Këshilli Bashkiak.
“Jemi një qytet që normalisht duhet të hedhim edhe hapa të cilat mund të duken në pamje të parë që mund të rëndojnë qytetarin, por janë hapa dhe veprime mëse të domosdoshme për ti dhënë udhë dhe për ti dhënë rrugë një veprimi të drejtë dhe konkret ashtu sikurse dëshirojmë të gjithë. Me këtë proces të vendosim një kollonë dhe një rregull të përgjithshëm”
Në një përllogaritje të thjeshtë: 50 lekë x 8 orë, që është orari zyrtar i punës, totali i parkimit shkon 400 lekë dhe për 30 ditë të muajit totali i parkimit të një automjeti do të shkonte 12.000 lekë.
Redaksi a Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO