VLORË-Pas dhunës para tre ditësh, mbrëmë shefit të kufirit të stacionit të Triportit, Sadi Ceka i kanë djegur makinën.
 
Makina tip “Skoda” me targa AA 391 HY e Cekës është djegur qëllimisht sipas policisë gjatë natës.
 
Makina ishte e parkuar para banesës së Cekës, i cili sapo ka parë zjarrin ka lajmëruar policinë e cila ka nisur hetimet për autorët e ngjarjes.
 
Para tre netësh Sadi Cekës iu bë pritë para pallatit dhe u dhunua nga tre persona të maskuar, të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia.

Shefi i Stacionit të Pikës Kufitare Triport Sadi Ceka ka mohuar në dëshminë e tij para policisë se ka pasur konflikte, ndërsa hetimet janë shtrirë në disa pista. 

Sadi Ceka
Sadi Ceka

[gallery]23535[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com