Vlorë, PDIU mbyll fushatën: Jemi 
para një fitoreje të jashtëzakonshme

Vlorë, PDIU mbyll fushatën: Jemi <br />para një fitoreje të jashtëzakonshme
VLORË - PDIU ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Vlorës,. Gjatë fjalës së tij, Kreu i PDIU së u ndal edhe tek çështja Çame, duke u shprehur se kjo nuk është një çështje as e majtë e as e djathtë, por është një kauzë e drejtë.

“Ne do të buçasim nesër në salla e zyra institucionesh. Do të japim zgjidhje për qytetarët shqiptarë. Ne vendosëm të ndjekim një vizion të ri. Jemi të vetmit në këto zgjedhje që paraqitëm një program të detajuar. Ne hymë në këto zgjedhje me një aleat të ri, dhe na u desh të bënim disa sqarime për këtë. Por PDIU dhe ASHE do të ketë një fitore të jashtëzakonshme. Çështja çame nuk është as e majtë dhe as e djathtë. Çështja çame është e drejtë, dhe ne morëm vendimin e drejtë. Vendosëm të ndjekim drejtësinë për zgjidhjen e çështjes çame. Ne nuk bashkohemi me asnjë parti, por bashkohemi me zemrën e çdokujt që i sheh të gjithë shqiptarët bashkë pa asnjë dallim. Do ta çojmë në fund amanetin e të parëve tanë”, tha Idrizi.
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë