Vlorë, pediatria me ambiente të reja
Rama: Zgjidhje për shokët e Zahos!

Vlorë, pediatria me ambiente të reja<br />Rama: Zgjidhje për shokët e Zahos!
VLORE - Kryeministri Rama ka inauguruar ambientet e reja të spitalit rajonal të Vlorës. Në këtë spital është bërë një rikonstruksion i plotë i ambienteve duke ndryshuar imazhin e tij dhe te reparteve të urgjencës, pediatrisë, reanimacionit, një investim i realizuar në sajë të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me  Agjencinë turke për zhvillim TIK.
 
 “Ju faleminderit të gjithëve që sot erdhëm këtu për të parë frytet e një pune të nisur dhe të një rezultati shumë mbresëlënës që është zgjidhja përfundimtare e problemit të pediatrisë. Një problem i hershëm dhe një problem që tanimë është zgjidhur duke krijuar mundësi optimale për të gjithë fëmijët që kanë nevojë për ndihmën dhe për trajtimin mjekësor këtu, në Vlorë. Ku, siç u tha edhe nga parafolësit, bëhet fjalë jo vetëm për shokët e Zahos, që janë këtu nga Vlora, por edhe për ata që vijnë gjatë verës”, tha kryeministri Rama.
 
Ministri Beqaj përgëzoi punimet e realizuara duke falenderuar ambasadorin turk për ndihmën e ofruar për rikonstruksionin e spitalit me një fond prej 50.000 euro.

“Shërbimi i pediatrisë së Vlorës në muajt e verës përballon një fluks të jashtëzakonshëm që ishte e domosdoshme të zgjeronim kapacitetet. Ne që tani po fillojmë përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik. Dua të falënderoj TIK-en është Agjencia  e turke  e bashkëpunimit për ndihmën që ka dhënë në rikonstruksionin e kësaj pjese të spitalit, por edhe urgjencën e re që po vazhdon”, tha ministri Beqaj.
 
“Një ndër bashkëpunimet më të mira dhe më të frutshme midis Shqipërisë dhe Turiqisë janë realizuar në fushën e shëndetësisë, ku numërohen rreth 30 projekte. Për vitin 2014 janë realizuar nga shteti turk në Shqipëri 7 projekte dhe ne duam t’i shëbejmë sa më mirë popullit shqiptar, sidomos fëmijëve, sot sidomos edhe popullit të Vlorës”, tha ambasadori turk, Hidajet Bajraktar.
 
Ndërsa drejtoresha e spitalit falenderoi për kujdesin e posaçëm ndaj spitalit rajonal të Vlorës, i cili në sezonin turistik kthehet në një qendër të rëndësishme të dhënies së ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë