Vlorë- Penalizohen dy shtetas italianë për peshkim të ndaluar, sekuestrohen dy mjetet lundruese

Vlorë, 17 shtator/ATSH-Harilla Koçi/.- Policia e Vlorës nisi procedimin penal në gjendje të lirë për dy shtetas italianë, ndërkohë që sekuestroi dy mjetet e tyre lundruese, me të cilat dyshohet se peshkonin në ujrat detare të Shqipërisë.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, nga strukturat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin  ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve italianë Onofrio Vito Comes, vjec 42, me profesion peshkatar, kapiten anijeje dhe Pietro Paolo Tropiano, 61 vjeç, peshkatar, kapiten anijeje, të dy nga qyteti i Monopolit (Bari, Itali),  të cilët me peshkarexhat e tyre dyshohet të kenë kryer aktivitetin e peshkimit në ujrat territoriale shqiptare.
"Procedimi penal në ngarkim të tyre ka filluar, pasi duke qënë në drejtimin e peshkarexheve  "LUPO" dhe "S. Rita",  janë kapur nga shërbimet e Rojës Bregdetare,  në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese të monitorimit të hapësirës detare,  gjatë përpjekjeve për t'u larguar nga ujërat e Republikës së Shqipërsië", bëri të ditur policia e Vlorës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se dy mjetet lundruese kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin detar të Republikës së Shqipërise dhe kanë peshkuar në mënyrë të paligjshme.
Nga kontrolli që u bë në secilën prej peshkarexhave u gjet një sasi respektive prej 600 kg peshk, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetet lundruese.
Materialet procedurale iu referuan organit të Prokurorisë për veprat penale "Peshkim i ndaluar" dhe "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror", parashikuar nga nenet 204 dhe 297 të Kodit Penal. /a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre