Përfshihet nga flakët një magazinë në lagjen “15 Tetori” në Vlorë. Policia dhe shërbimet Zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë nën kontroll flakët.
/Shqiptarja.com
Pas hetimeve paraprake nga policia, mendohet se shkaku i përfshirjes nga flakët dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.
Magazina ishte në pronësi të personit me iniciale G.Xh, i cili e përdorte për të mbajtur mallra ushqimore. Prej flakëve të zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







