Në qytezën e Orikumit, 20 km në jug të Vlorës, përfunduan punimet për rikonceptimin e sheshit përpara godinës së bashkisë, duke i dhënë kësaj hapësire një pamje të re, tërësisht të ndryshme estetike, në përputhje me standardet bashkëkohore.
Ky shesh me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 8000 metër katrorë, është shtruar dhe dekoruar me pllaka guri natyralë, është rrethuar nga një trotuar me sipërfaqe të përgjithshme prej më shumë se 200 metra katrorë, ndërkohë që është pajisur me sistemin e ndriçimit, me gjelbërim, me një kënd lojrash për fëmijë, si edhe me mjedise të tjera çlodhëse për mosha të ndryshme.
Kësaj i shtohet edhe rehabilitimi i fasadës dhe krejt pjesës së jashtme të godinës së Bashkisë, e ndërtuar në fillim të viteve '50-të të shekullit të kaluar, e cila vlerësohet si një ngrehinë me vlera të veçanta arkitekturore, historike e kulturore, e realizuar sipas stilit arkitekturor që përkon me atë neoklasik rus.
Këto dy elementë, sheshi dhe godina e rehabilituar, krijojnë një raport tërësisht të ndryshëm dhe bashkëkohor, çlodhës e argëtues për banorët.
Burime zyrtare të Bashkisë thanë për ATSH-në se, projekti u financua nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. /ATSH/
/Shqiptarja.com