Është përkujtuar këtë të martë në Vlorë 98-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar.
Në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Vlorës u mbajtën homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit, ku ishin të pranishëm autoritete të bashkisë si dhe veteranë të Luftës Antifashiste.
Në fjalën e tij, deputeti socialist Edmond Leka apeloi për sjelljen në kujtesë të kësaj figure të ndritur të historisë së Shqipërisë.
“24 janari është një datë e shënuar në historinë e popullit tonë, një datë që duhet kujtuar jo vetëm në Vlorë por në mbarë trevat shqiptare sepse ka të bëjë me historinë e Shqipërisë. Për fat të mirë ne në Vlorë e festojmë çdo vit edhe bashkia nuk e harron kurrë këtë datë kaq të shënuar”, është shprehur Leka.
Në ceremoni ra në sy mungesa e përfaqësuesve politik të së djathtës.
“Është një obligim moral për ta nderuar dhe kujtuar gjithmonë këtë traditë dhe ta kalojmë nëpër breza”, u shpreh këshilltari i Partisë Socialiste Ervis Moçka
Ismail Qemali lindi ne vitin 1846 në Kaninë të Vlorës dhe vdiq më 24 janar të vitit 1919 në Peruxha të Italisë.
Ai ka kryer aktin më të madh historik, ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur, duke i kërkuar fuqive ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim.
Ismail Qemali kryeministri i pare shqiptar qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914 për 12 muaj e 56 ditë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO