Vlorë - Situata e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në komunën e Novoselës, Vlorë, shënoi sot një përmirësim të dukshëm, rrjedhojë, krahas të tjerash edhe e përmirësimit të motit dhe mungesës së reshjeve.
Prefektja e qarkut të Vlorës, Etjona Hoxha, tha për ATSH-në se tashmë kemi një gjendje më të përmirësuar".
Sipas saj, nuk ka më prezencë uji në banesat e fshatrave të kësaj zone, ndërkohë që edhe tokat bujqësore janë çliruar tashmë në pjesën më të madhe nga ujërat e lumit Vjosë, që doli nga shtrati, duke përmbytur të paktën 2000 ha.
Prefektja Etjona Hoxha tha se sot ka rënë me 5 cm krahasuar me një ditë më parë, niveli i ujrave që përmbytën fushat e Kripës dhe rrezikuan argjinaturën ndarëse me lagunën e Nartës. Megjithatë, puna për përforcimin e argjinaturës po vazhdon me intensitet, duke angazhuar mjaft kamionë për transportin dhe hedhjen e materialeve të ngurta,
Aktualisht, në të gjitha fshatrat po vazhdon edhe puna për pastrimin e banesave nga balta dhe mbetjet e tjera. Prefektja Hoxha, që drejton dhe koordinon në terren prej më shumë se një jave, të gjithë masat për përballimin dhe normalizimin e situatës, sqaroi se po punohet për shpërndarjen e ndihmave për banorët e përmbytur, duke përfshirë veçanërisht ushqimin për bagëtitë.
"Janë ofruar vullnetarisht pas thirrjes sonë për sensibilizim, mjaft organizata, subjekte e individë, që janë bërë pjesë e kontributit me sende ushqimore për banorët dhe ushqim për bagëtitë", theksoi Hoxha. Ajo sqaroi se bashkë me shtabin e emergjencës dhe strukturat që janë ngritur për këtë qëllim, po punohet për shpërndarjen e këtyre ndihmave si edhe paralelisht edhe për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet./ATSH/
/Shqiptarja.com