Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale ''Përndjekja'', Arjan P, 47 vjeç, banues në Vlorë.
Dje ndaj tij është bërë një kallzim nga 30 vjeçarja me inicialet i E.L., banuese në Vlorë, se përndiqej nga 47 vjeçari..
Materialet u referuan në Prokurori ndaj këtij shtetasi për veprën penale ''Përndjekja''
30 vjeçarja procedohet në gjendje të lirë në Himarë
Ndërsa një tjetër person në Himarë po procedohet në gjendje të lirë për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr''.
30 vjeçarja me inicialet O.Sh, është arrestuar dje pasi ishte shpallur në kërkim si autore e dyshuar për ngjarjen për djegien e dy dhomave të banesës së 23 vjeçarit me inicialet E.T., banues në Himarë, në vendin e quajtur ''Portativja''.
Pas komunikimit me Prokurorin është vendosur që shtetësia O.Sh., të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale ''Shkatërrim i pronës me zjarr''.
Njoftimi i plotë i policisë
DVP Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër shtetase.
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale ''Përndjekja'', shtetasin :
- Arjan P, 47 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 20.07.2017, ka bërë kallëzim ndaj tij, shtetasja E.L., 30 vjeçe, banuese në Vlorë, se e përndjek shtetasi Arjan P.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj këtij shtetasi për veprën penale ''Përndjekja'', parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.
Himarë
Procedohet në gjendje të lirë një shtetase për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr''.
Policia më datë 20.07.2017, ka bërë të mundur kapjen e shtetases O.Sh., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pas shpalljes në kërkim policor si autore e dyshuar për ngjarjen e datës 19.07.2017, e cila bënë fjalë për djegien e dy dhomave të banesës së shtetasit E.T., 23 vjeç, banues në Himarë, në vendin e quajtur ''Portativja'', Himarë.
Pas komunikimit me Prokurorin është vendosur që shtetësia O.Sh., të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale ''Shkatërrim i pronës me zjarr'', parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com