Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit tip “Golf”, D.Rr, 25 vjeç, ndërsa nga mjeti tjetër tip “BMW” ka mbetur e plagosur 16 –vjeçarja me iniciale, O.N.Të plagosurit janë dërguar në spitalin Rajonal Vlorës dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shkaqet që çuan në përplasjen e mjeteve.
Njoftimi plotë i policisë në lidhje me aksidentin te “Ujë i Ftohtë”:
Më datë 01.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ''Uji i ftohtë'', ka ndodhur aksident rrugor.
Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se janë përpalsur mjeti tip ''Golf'' me drejtues shtetasin D.Rr., 25 vjeç dhe mjeti tip ''BMË'', me drejtues shtetasin Z.N., 47 vjeç.
Nga përplasja e mjeteve ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Golf shtetasi D.Rr dhe pasagjeria e mjetit tip BMË shtetësia O.N., 16 vjeçe, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje e po vazhdojnë kryerjen e procedurave të nevojshme për përcaktimin dhe zbardhjen e përplasjeve të mjeteve.

(Pamje nga vendi ku janë aksidentuar dy automjete me plagosjen e dy personave)
[gallery]24500[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
FOTO










