Vlorë- I moshuari që përplasi për vdekje me makinë një ditë më parë (19 janar) 22 vjeçarin në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e lumit të Vlorës, është vendosur në pranga nga policia.
Sipas njoftimit të policisë 80 vjeçari akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, me pasojë vdekjen.
"Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin Fatjon Kasaj, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
lajm ne perditesim...
Lejeni te jetoje edhe aq sa i kan mbetur xhaxhit. Motori do ket qen me shoejtsi i dim sa ecin
PërgjigjuÇfar mut shoferi qënka ky që 80 vjeç ecën me shpejtësi dhe thyen rregullat e qarkullimit.
Përgjigju