VLORË - Policia ka vënë në pranga 50-vjeçaren Luiza Mbyeti, punonjëse e Postës Shqiptare në Novoselë. Kjo shtetase akuzohet se ka vjedhur 6.200.000 lekë rreth 210 abonentëve të OSHEE në Novoselë.
50-vjeçarja me banim në fshatin Zhukë të Novoselës ka ushtruar detyrën e arkëtares pranë Postës Shqiptare që prej vitit 2009.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se, Luiza Mbyeti ka përvetësuar pagesat e energjisë elektrike nga duke vulosur dhe nënshkruar në librezat e energjisë elektrike të abonentëve por këto pagesa nuk i pasqyronte në listat e arkëtimeve dhe rrjedhimisht shumat nuk derdheshin në arkën e pagesave.
Luiza Mbyeti ishte e shpallur në kërkim që prej 10 qershorit të këtij viti dhe ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”.
Arrestimi i saj u krye në hyrje të qytetit të Vlorës, teksa 50-vjeçarja po lëvizte me bashkëjetuesin e saj me automjetin e tyre, nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com