VLORË- Peshkatarët në qytetin e Vlorës ankohen se porti i anijeve të peshkimit në këtë qytet prej kohësh është lënë jashtë vëmendjes. Sipas tyre në port nuk është kryer asnjë investim, ndërsa edhe riparimin e anijeve ata e kryejnë në kushte jo të përshtatshme për shkak të një mungese të një kantieri në port.
"Nuk kemi asgjë. I bëjmë të gjitha vetë. Nuk ka as shkallë asgjë. I nxjerrim me vinç mjetet. Ky është port ankorim, shkarkimi për peshkarexhat. Këtu ka shumë të mbytura. Këtu nuk janë kushtet e nevojshme për riparimin e anijeve. Duhet të bëhet një shkallë me doemos. Nuk ka pse të shkojë gjithë kjo anije në Pashaliman. Këtu duhet të bëhet një karrel për nxjerrjen e anijeve", tha një peshkatar.
Shqetësim tjetër për peshkatarët mbeten edhe mjetet e sekuestruara nga Policia si dhe anijet e mbytura të cilat janë të grumbulluara prej vitesh në port. Ata thonë se ju është premtuar heqja e tyre, por ende nuk është marrë asnjë masë.
"Këtu vjen ora 1 e natës nuk ke ku të parkosh. Asgjë. Urdhëro anijet e mbytura këtu. Thellimi i molit na rrezikon mbytjen e anijeve. Nuk ka as thellim moli asgjë. Kam 10 vjet peshkatar këtu. Janë 5-6 a 10 anije të mbytura këtu. Në hyrje e dalje është keq fare", tha një tjetër.
Në portin e peshkimit në Vlorë operojnë rreth 80 anije peshkimi.
Pse nuk thoni qe leket keqmenaxhohen nga administratori i portit apo keni frike legena
Përgjigju