VLORË- Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në qytetin e Vlorës.
Në pranga ka rënë Blerim Rushitaj alias Blerim Myftara, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike
Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.