Vlorë/ Plagosi me çifte një 55-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar

Vlorë/ Plagosi me çifte një 55-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar

Foto ilustruese

Shoqërohet në polici Sotir Gjonçari autori i dyshuar i plagosjes me armë gjahu çifte të 55 vjeçarit Viktor Hyso në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur te “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë, ku është plagosur me armë gjahu Hyso.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e cila bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

“Plagosi me armë gjahu një 55-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes. Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë, është plagosur me armë gjahu shtetasi V. H, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit S. Gj., 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë gjahu çifte, shtetasin V. H., 55 vjeç, banues në Novosel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte (të cilën ky shtetas e posedonte me leje)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre