Problemi i mbeturinave kohët e fundit po ndihet në çdo fshat të Vlorës. Këtë herë kamera e jonë është fokusuar në fshatin Grabian, në njësinë administrative Shushicë, ku siç duken edhe nga pamjet, mbeturinat e hedhura në anë të rrugës kanë pushtuar pjesën më të madhe të saj.

Banorët e këtij fshati thonë se mbeturinat kanë më shumë se 2 muaj që nuk janë pastruar. Sipas tyre ekziston mundësia e përhapjes së ndonjë virusi epidemik pasi kjo gjë është e vashdueshme.
 
 “Të pastrohen dhe të merren masa. Këtu i hedhin, i hamë ne këtu para shtëpive tona. Ata thonë do ti rregullojmë e nuk i rregullojnë. Aty i hedh mbeturinat gjithë fshati. Aty çfarë nuk hidhet, është malaria”, shprehen banorët.
 
Edhe pse firmat pastruse prej një muaji kanë marrë të drejtën nga Bashkia e Vlorës, por një gjë të tillë firma fituese as që e merr në konsideratë për të pastruar zonën që e ka për detyrë. Përveç mungesës së pastrimit në Grabian nuk ka as kosha mbeturinash, çka e bën edhe më të rëndë situatën, pasi banorët detyrohen ti hedhin plehrat në rrugë.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com