VLORË/ Po bënin gati ‘shtëpinë e barit’, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim pronari i banesës! Sekuestrohen 411 pajisje për kultivim kanabisi

Policia në Vlorë zbuloi një banesë e cila po përshtatej për kultivimin e kanabisit me llamba dhe arrestoi personin që e kishte në përdorim, 37-vjeçarin Albjon Lika. Në kërkim u shpall pronari i banesës Marjus Barjami.

Policia gjeti dhe një kallëp tritol me kapsollë detonatorë të vendosur dhe fitil zjarr përcjellës të montuar. Po ashtu në banesë u gjentën 411 pajisje të ndryshme elektrike që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona me substanca kimike për bimët.   

 Në gjendje të lirë po hetohet një 16 vjeçar, pasi iu gjet kanabis, që ia kishte blerë 37-vjeçarit.

'Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen “1 Maji”, e cila dyshohet se ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 160 pajisje elektrike (stabilizator energjie), 236 llampa elektrike, 10 aspiratorë, 5 filtra ajri si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona plastik me substanca kimike për bimët. 

Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 14 doza, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrëpërcjellës të montuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia,

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati