Vlorë - Një aksident rrugor është shënuar këtë premte në rrugën Transballkanike.
Një automjet tip 'Audi' që drejtohej nga një 26-vjeçare ka përplasur një 72-vjeçar që ishte duke lëvizur me biçikletë.
I lënduari Amdi Hodaj ndodhet në koma në spitalin e Vlorës.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është ndaluar nga shërbimet e policisë.
“Rreth orës 10:20, në rrugën Transballkanike, automjeti me drejtuese shtetasen I. P., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte një shtetas ende i paidentifikuar. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili po merr mjekim në spitalin e Vlorës”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente










