E rëndë në Vlorë. Pas 12 orësh patrullim në det, polici i kufirit ndërron jetë në orarin dhe vendin e punës.
Sinan Abilaliaj, 56 vjeç, polic i kufirit në Dhërmi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e infarktit. Efektivi kishte 12 orë në det, në patrullim. Turnin e kishte marrë në orën 7 të mëngjesit dhe mbrëmjen e sotme, pak minuta para përfundimit të turnit, në orën 19, efektivi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet për infarkt. Sipas burimeve nga Policia kufitare, 56 vjeçari ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke parkuar mjetin lundrues.
Kohët e fundit, policia kufitare patrullon 12 orë në det për sigurinë detare.
Sa per saktesim skafi i policise harxhon 60-70 litra ne ore x 12 ore patrullim i bie nje ton benzin ,prandaj qe te jemi korrekt polici ka dal 30 min ne fillim te sherbimit me sherbim me pas kane zene ndonje qoshe duke pire raki dhe jane kthyer ne baze ku dhe fatkeqesisht i ka rene atak policit,ndoshta i ka rene nga qendrimi kot 12 ore dhe jo ne patrullim.a e dini se skafet shqiptare jane tere alga poshte se nuk i lejne shefat te ecin te pakten nje here ne jave mr shpejtesi sic ben guardia di financa qe te pastrohen sepse harxhon benzin.
PërgjigjuTe vjen keq per cdo humbje jete. Po infrakti eshte pergjegjsi personale. Njerez qe s'dine te mbajne trupin e vet. Nuk bejne analiza po vetem hane e pine.
PërgjigjuNuk i heq nje presje pergjegjesise se met rrumpallakut apo edhe sajmir boshnjakut dr j kufirit per trajtimin mizor qe i bejne policeve te thjesht e deri tek oficerat e krimeve, por dhe ky polici ne foto duket qe eshte minimumi 50 kg mbi peshe dhe mos sot neser ose diabetin ose zemren do e kapte.
PërgjigjuDuhet regjim ushqimor clidhje ka ja fusni kot pa lidhje.
12 ore?????? Tmerr...ai nuk eshte makine por njeri..drejtues te pashpirte...rrezik as oret shtese nuk I merte
PërgjigjuJANE ME KEQ KTA TE MOTORRAVE QE I MBAJNE NGA 12 ORE NATE E DITE NE 40 GRADE E NE ZERO GRADE CELCIUS.... IMBAJNE ME PRESION PER VENDIN E PUNES.... PER 60 MIJE LEKE RROGE REZIKOJN JETEN.... E SDO TJA DIJE FARE MET RRUMBILLAKU-MARKU-KULIÇI AS GRADAT SJA DHA ME LIGJIN E RI PER POLICIN E SHTETIT.... JA BARAZOI GRADAT ME ATA TE SAPO DALE NGA AKADEMIA....