VLORE- Një operacion i përbashkët midis Policisë Kufitare, Delta Forcë, DVP Vlorë, DVP Fier dhe Guardia di Finanza, është finalizuar me kapjen e një gomonie me dy persona në bord.
Pas disa orë ndjekjesh në ujërat ndërkombëtare dhe në zonën e Sazanit, në bashkëpunim këto struktura kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti lundrues Gomone me dy shtetas shqiptar në bord, i cili po vazhdonte itenerarin e lundrimit të tij nga derdhja e Vjosës, në drejtim të ishullit të Sazanit, e më tej në drejtim të shtetit Italian.
Mjeti lundrues është me përmasa 8 m i gjatë dhe me dy motorë 250 KF.
Gjatë kontrollit paraprak që i është mjetit, nuk është konstatuar ndonje material apo send i kundraligjshëm.
Mjeti po shoqërohet nga Delta Force për veprime të mëtejshme proceduriale.
Burime pranë Policisë së Vlorës bëjnë të ditur se mjeti lundrues do të ngarkohej me lëndë narkotike në bregdetin shqiptar.

(Gomonia e kapur sot në Vlorë)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com