Vlorë,prishen pazaret e drogës
vritet në atentat 32- vjeçari

Vlorë,prishen pazaret e drogës<br />vritet në atentat 32- vjeçari
VLORË- Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës si pasojë e të cilit ka mbetur i vrarë një 32- vjeçar. Viktima i identifikuar si Jetnor Toro, njihet si person me rekorde të theksuara kriminale dhe shkak për vrasjen e tij dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës. 

32- vjeçari mësohet se ishte duke parkuar automjetin tip 'Mitsubish' me targë AA 606 LD ku dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij. Jetnor Toro u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
 
Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 17:57, në vendin e quajtur "Ish-Parku i Tregëtisë", ose siç njihet nga banorët zona e 'Skelës'. Autorët pasi kanë kryer krimin janë larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij.
 
Kush është 32- vjeçari Jetnor Toro? (viktima)
32- vjeçari Jetnor Toro ka humbur jetën si pasojë e një atentati në qytetin e Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima njihet si person me precedent kriminal dhe me rekorde të theksuara kriminale. Po të njëjtat burime thonë se 32- vjeçari ka pasur disa emra. Ai njihej me emrat Jetnor, Nori, Alfred. Kohët e fundit ai përdorte emrin Jetnor Toro. Vlonjati kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri nga Italia. Report Tv ka siguruar foton e viktimës. 

jetnor toro
Viktima Jetnor Toro 32- vjeç

Hetimet
Jetnor Toro mund të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Kjo është pista kryesore mbi të cilën po heton policia mbi vrasjen e 32- vjeçarit. 32 vjecari njihej si person i cili nuk ka qenë “korrekt”me pazaret e drogës, shpesh herë përfitonte nga pazaret duke marrë mallin dhe  nuk ia kthente  lekët. Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë  me dije se personi në fjalë është person me precedent edhe në shtetin fqinj Itali edhe në Shqipëri. Sipas po të njëjtit burim personi në fjalë është mbajtur ne vëzhgim disa kohë më parë. Toro mesa duket kishte frikën e një atentati të mundshëm për këtë arsye ai lëvizte me makina të ndryshme ‘për të mos lënë gjurmë’.  Mësohet se vetëm disa javë para vrasjes së tij 32- vjeçari sapo kishte ndërruar makinën. 

Autori në kërkim, policia ka ngritur pika kontrolli në Vlorë
Pasi kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të 32- vjeçarit Jetnor Toro, autorët janë larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes. Për këtë arsye janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës. Autorët, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë në kërkim nga policia ku dhe po punohet për kapjen e tyre.
 
Vrasja e parë për vitin 2017
Kur kanë kaluar vetëm 15 ditë për vitin 2017 është regjistruar edhe vrasja e parë në qytetin e Vlorës. Jetnor Toro mbeti i vrarë si pasojë e një atentati në mbrëmjen e 15 janarit të 2017 teksa parkonte automjetin e tij.  

[gallery]20591[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate