Vlorë-Policia e Vlorës procedoi penalisht dhe shpalli në kërkim dy persona të cilët dyshohet se vidhnin energjinë elektrike në banesat e tyre.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, 53 vjeçari Albert Suloti, banues në lagjen "24 Maji" dhe 37 vjeçari Ali Hysi, banues në lagjen "11 Janari", vidhnin energjinë elektrike përmes lidhjeve të dyfishta. Ky fakt u konstatua gjatë kontrollit grupeve të përbashkëta të OSHEE-së dhe policisë në banesat e tyre.
Aktualisht, aksioni i përbashkët i policisë së Vlorës dhe OSHEE-së, po vazhdon me intensitet. Pak ditë më parë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike u arrestua një person, i cili furnizonte me energji elektrike lokalin e vet, duke shfrytëzuar një lidhje të paligjshme./ATSH/
/Shqiptarja.com