/ATSH-Harilla Koçi/.-Romani "Zonja Z", i Albatros Rexhajt, u promovua mbrëmjen e të premtes në mjediset e Pallatit të Kulturës "Labëria" në qytetin e Vlorës, në një auditor me intelektualë, të rinj e të reja, krijues e dashamirës të librit dhe të vetë autorit nga kategori të ndryshme.
Albatros Rexhaj, një nga shkrimtarët më të njohur bashkëkohorë në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, erdhi në këtë aktivitet me një performancë ndryshe, për të sjellë në këtë ceremoni një staturë që, siç u shpreh ai, të kishte diçka që nuk ngjasonte me ceremonitë e mëparshme të zhvilluara në mjedise e qytete të tjera, sikundër edhe Panairi i Librit që u zhvillua para pak javësh në kryeqytet.
Kjo u reflektua, jo vetëm tek auditori ku dominonin të rinjtë dhe të rejat, por edhe në konceptimin e strukturës së këtij bashkëbisedimi që doli jashtë kornizave, apo limiteve që shpesh jemi mësuar t'i ndeshim. Dhe në fakt, kjo shkonte në të njëjtën kahje edhe me atë mesazh që përcjell vetë libri "Zonja Z", "Të shembim muret imagjinare të heshtjes brenda vetes". Rexhaj synoi dhe ofroi në prezantimin e vet, mjaft detaje që, siç u shpreh ai, nuk i kishte artikuluar apo publikuar më parë. Për shkrimtarin e njohur, ky brez duhet të jetojë më mirë se paraardhësit, më mirë se prindërit. Por, për të ndryshuar botën, duhet të ndryshojmë në rradhë të parë ata që kemi pranë. Kjo është një tendencë që duhet të shfaqet dhe të vijojë natyrshëm, përshtatshmërisht me gjithçka që zhvillohet përreth nesh. "Ne duhet t'i bindim njerëzit përreth nesh, se ne vërtetë jemi ndryshe dhe ne meritojmë përkrahje", shprehet autori, ndërkohë që me një gjuhë të zgjedhur dhe të thjeshtë njëkohësisht, ku mbizotëronte shpesh metafora, ai ndërtoi një raport komunikimi mjaft interesant me auditorin, ku, "Zonja Z", ishte pikënisja, ishte ngacmimi, por problematika ishte shumë më e gjerë. Në fakt, po aq e gjerë sa edhe vetë mesazhet që përcjell vetë ky libër dhe që janë të shumta. Sepse Rexhaj, sikurse edhe në krijimtarinë e tij, është një zë i ndryshëm, një zë që të bën për vete, që të tërheq në botën dhe gjykimin e vet, të nxit të hedhësh vështrimin përpara, ndoshta dhjetra vjet më tej, duke hulumtuar në të tashmen, në atë shoqëri që shpesh të ndrydh, por me synimin për të ndërtuar një të ardhme ku gjithësecili të ndihet se është vetvetja.
Prandaj dhe ai proteston, proteston jo thjesht si një individ, por si një zë që sintetizon më shumë se vetveten, të gjithë ata që mendojnë por nuk shprehen se jeta, bota, nuk është brenda unazës së Tiranës, apo asaj të Prishtinës, por jashtë tyre. "Unë besoj se kjo bota jashtë unazës, është bota e vërtetë dhe të shkojmë e ta shohim Shqipërinë e vërtetë duhet të dalim jashtë unazës; që të shohim Prishtinën e vërtetë, duhet të dalim jashtë bulevardit kryesor" thotë Rexhaj, sipas të cilit, jeta e mirë dhe e rehatshme brenda unazës, shpesh i bën njerëzit të mos mendojnë për atë realitetin përtej. Ai kërkon ta thyejë këtë rutinë, ndërkohë që ngulmon se nuk i takon atij brezi, atyre shkrimtarëve, apo njerëzve publikë që shpesh harrojnë fillimet e veta, fillojnë të mendojnë më shumë për veten. Prandaj dhe ai shprehet se, "Zonja Z" është një zë intim, është një zë i tij në rradhë të parë. "Sikur të isha femër do të flisja sikurse Zonja Z..", shprehet ai.
Me këtë aktivitet të organizuar nga Elona Murat, me mbështetjen e Bashkisë dhe moderimin e Ermelinda Miraka, Rexhaj vjen për herë të tretë në Vlorë, përpara lexuesit vlonjat dhe dashamirësve të vet. Në 13 nëntor të vitit 2013 ai promovoi përpara auditorit vlonjat romanin "Edith", një nga realizimet e tij më të mira në letërsi, që, siç shprehet ai vetë, "është një prozë e thukët, refleksive e poetike, ku rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth".
Në takim përshëndeten edhe drejtori i Bibliotekës Publike "Shevqet Musaraj", Çlirim Hoxha etj. Për më shumë se 90 minuta, në këtë mjedis të zgjedhur u bashkëbisedua rreth krijimtarisë së Rexhajt dhe vlerave të saj, ndërkohë që autori ju përgjigj pyetjeve dhe interesimit të pazakontë të të pranishmëve. Shkrimtari Albatros Rexhaj, jeton e krijon mes Prishtinës e Tiranës. Ai është autor i disa librave, mes të cilave "Lettera a un amico italiano dal Kosovo", romanit thriller "Bombë në Beograd", "Ditar dashurie i një shkrimtari". Ai është vlerësuar me çmime të ndryshme.
/Shqiptarja.com