/ATSH-Harilla Koçi/.-Në sallën e Teatrit "Petro Marko" të qytetit të Vlorës, u zhvillua Edicioni i 7-të i mbrëmjes gala titulluar "Protagonisti i vitit 2014", një aktivitet i organizuar nga Bashkia dhe Televizioni lokal "Amantia", ku u shpallën emrat më të spikatur me veprimtarinë e tyre gjatë vitit që po mbyllet.
12 personalitete në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, artit, kulturës, sportit, shoqërisë civile, biznesit, gazetarisë e administrimit public, u vlerësuan fitues nga një komision i ngritur për këtë qëllim pranë bashkisë, në përfundim të një procesi votimi "on line".
Shkolla e Mesme e Përgjithshme "Ali Demi", e vlerësuar mes më të mirave në Shqipëri, instrumentisti Sokol Toto, kamerieri i njohur dhe njëkohësisht menaxheri, Stavri Lepuri, presidenti i klubit të futbollit, "Flamurtari", Sinan Idrizi, drejtori i përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, Qendra Psiko-Sociale "Vatra", gazëtarët, Efrosina Arapi e Harilla Koçi, pastiçeri "Arjoli", mobileri "VIP Saloti", këngëtari popullor Lefter Suparaku, i vlerësuar si këngëtari më i mirë në Festivalin e Këngës Popullore Qytetare në Elbasan, si dhe "Enea Elektroniks", u shpallën në një ceremoni spektakël të zhvilluar në sallën e Teatrit "Petro Marko", në prani të mjaft qytetarëve.
Fituesit janë emra të spikatur dhe me arritje konkrete në fusha të ndryshme, të vlerësuar nga bashkëqytetarët.
Kështu, Shkolla e Mesme e Përgjithshme "Ali Demi", është vlerësuar ndër institucionet arsimore më të mira në shkallë vendi, instrumentisti Sokol Toto, ka dhënë koncerte në vende të ndryshme, ku është vlerësuar, ndërkohë që nën drejtimin e zotit Eltar Deda, Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, arriti një sukses të spikatur në zbatimin e ligjit kundër duhanit.
Presidenti i Klubit të Futbollit, Sinan Idrizi, ka futur një përvojë dhe praktikë të re në menaxhimin dhe perspektivën e këtij sporti, por jo vetëm, në qytetin e Vlorës, ndërsa Stavri Lepuri, ndër kamerierët më të njohur dhe më të vjetër në Vlorë, është shndërruar edhe në një model suksesi si menaxher dhe administrator i subjekteve të ndryshme, bare e restorante.
Mes fituesve, përfshihen gazetarët e njohur në Vlorë, por jo vetëm, Efrosina Arapi e Harilla Koçi, të cilët spikatën për realizimin e projektit "Vlora ime", të "Albanian Excellence", me vlonjatët e suksesshëm në botë, aktiviteti i parë në këtë fushë në këtë qytet, pjesë e të cilit ishte edhe botimi i librit "Vlora, histori suksesi". Qendra Psiko Sociale është e njohur tashmë, për rolin dhe kontributin në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës kundër grave, ndërkohë që mobilieri "VIP Saloti", është evidentuar në zbatimin e filozofisë së rritjes së kapaciteteve të punësimit. Pastiçeri "Arjoli" dhe "Enea Elektroniks", janë dy bisnese tepër të suksesshme në Vlorë, por edhe kontribuese në fushën sociale.
Në këtë ceremoni u dorëzuan edhe titujt "Mirënjohje e Qytetit", akorduar nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika, për kompozitorin dhe instrumentistin Pirro Koka dhe kompozitorin e njohur, Flamur Laro.
Spektakli, që zgjati për më shumë se 90 minuta, i moderuar nga Meri Bojaxhi, u alternua edhe me pjesë të ndryshme muzikore, interpretime në pjesë poetike, në violinë e piano etj. Ai u çel me një pjesë në piano, interpretuar me virtuozitet nga Aulon Naçi, një nga personazhet fitues të projektit "Vlora ime", të "Albanian Excellence".
Edicioni i parë i "Protagonistët e Vitit" u zhvillua në 2008-ën dhe prej atëhere ai është shndërruar në një aktivitet të përvitshëm në çdo fundviti.
/Shqiptarja.com