VLORE - Rreth 20 ish-punonjëse të ndërmarrjes frutore protestuan sot paradite përpara zyrës së Hipotekës, pasi kërkojnë çertifikimin e tokës që, sipas tyre u takon me ligj në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ata kërkojnë certifikatat e pronës të cilën e kanë përfituar nga ligji 7501 por prej 23 vitesh ende nuk e kanë marrë.

Ish punëtoret thonë se kanë dokumente të marra që para 20 viteve, vërtetojnë se kanë punuar tek tokat në Ujin e Ftohtë , si dhe kanë në krah ligjin  7501

Protestueset thonë se kanë dokumentet dhe sipas ligjit u takon të marrin çerfitikatat e pronësisë.

Protestueset thonë se deri tani në këtë zonë janë pajisur me njohjen e te drejtës për pronësi 225 punëtorë nga kjo ndërmarrje.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)